Ish-MVP dhe rekordmeni i NBA firmos për Sacramento, nis sezonin e 18-të si profesionist

Ish-MVP dhe rekordmeni i NBA firmos për Sacramento, nis sezonin e 18-të si profesionist

16 Tetor 2025 13:12 Telesport Ish-lojtari më i mirë i NBA-së, Russell Westbrook, nënshkruan me Sacramento Kings Russell Westbrook është një lojtar i ri i skuadrës së Sacramento Kings. Agjenti i tij, Jeff Schwartz, e konfirmoi marrëveshjen për ESPN. 36-vjeçari Westbrook po hyn në sezonin e tij të 18-të në NBA. Ai mban rekordin për më shumë “triple-double” në historinë e Ligës, është i 20-ti në pikët e shënuara dhe i teti në asiste. Westbrook e filloi karrierën e tij me Oklahoma City Thunder dhe u bë MVP i Ligës pasi Kevin Durant u transferua te Golden State Warriors. Që atëherë ai ka luajtur për disa ekipe. Sezonin e kaluar, ai mesatarisht shënoi 13.3 pikë, 4.9 rebaund dhe 6.1 asiste me Denver Nuggets.