EMRAT/ Të akuzuar për korrupsion për një ndërtim pa leje, SPAK dërgon për gjykim policin bashkiak dhe bashkëpunëtorin

EMRAT/ Të akuzuar për korrupsion për një ndërtim pa leje, SPAK dërgon për gjykim policin bashkiak dhe bashkëpunëtorin

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal, nr.62 të vitit 2025 ndaj të pandehurve Besmir Cani dhe Ahmet Mashollari. Besmir Cani, me detyrë polic bashkiak, Bashkia Tiranë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal; Ahmet Mashollari, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 244/2 i Kodit Penal. Pas përfundimit të hetimit paraprak ka rezultuar e provuar se i pandehuri, Besmir Cani, në ushtrim të detyrës së punonjësit të policisë bashkiake, ka marrë një përfitim të parregullt në...