No Image Available

Apple lançon MacBook Pro me çipin e ri M5

M5 MacBook Pro ka mbërritur dhe solli një ndryshim strategjie me lançimin e çipeve të Apple këtë vit. MacBook Pro ruan çmimin 1,599 dollarë për modelin bazë 14-inç dhe debutoi së bashku me iPad Pro 11-inç dhe 13-inç së bashku me Vision Pro të rifreskuar që mban të njëjtin çip M5. Megjithatë kësaj here mungojnë variante M5 Pro dhe M5 Max, diçka që nuk ndodhi me seritë M4 të MacBook Pro vitin e kaluar. Sipas raportimeve modelet M5 Pro dhe M5 Max janë disa muaj larg. Apple mund të ketë adoptuar një qasje ndryshe për debutimin e M5 MacBook Pro ku shumica e specifikimeve mbeten të pandryshuara. Gjithashtu për të reduktuar kostot e çipit M5, Apple ka vendosur të përdorë procesin 3-nanometër të fabrikimit si...