Brikena Selmani i kthen përgjigje kritikëve me humor: Nuk i di katër, por gjashtë gjuhë

Brikena Selmani i kthen përgjigje kritikëve me humor: Nuk i di katër, por gjashtë gjuhë

Pas polemikave që pushtuan rrjetet sociale për deklaratën e saj se “flet dy gjuhë, kosovare dhe shqipe”, Miss Grand Kosova, Brikena Selmani, ka zgjedhur të reagojë në mënyrën e saj karakteristike, me shumë humor dhe vetëironi. Në një video të publikuar së fundmi, Brikena iu drejtua ndjekësve me një mesazh plot shaka, duke qartësuar me stil deklaratën që u bë virale: “Përshëndetje për krejt shqiptarët anë e mbanë botës. Edhe po du me iu thënë se më vjen keq, po unë nuk i di katër gjuhë, por gjashtë – prishtinaliken, prizrenaliken, shqipen, kosovaren…”, u shpreh ajo me një ton ironik që shkaktoi të qeshura mes fansave. Reagimi i saj është pritur me shumë pozitivitet nga publiku. Komentet në rrjete sociale vlerësuan mënyrën e relaksuar dhe...