Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Tjetër ndalesë e gjatë për kapitenin e Arsenal, mesfushori do të qëndrojë 6 javë të tjera pushim
16 Tetor 2025 11:51 Telesport Kapiteni i Arsenal, Martin Odegaard, do të mungojë edhe gjashtë javë të tjera për shkak të një dëmtimi në gju. Mesfushori pësoi një dëmtim të ligamentit medial kolateral në fitoren ndaj West Ham më 4 tetor dhe u detyrua të largohej në pjesën e parë. Deklarata e klubit londinez që konfirmoi dëmtimin nuk dha një afat kohor për dëmtimin, përveçse tha se ai do të humbiste dy ndeshjet e radhës me ekipin kombëtar. Por duket se Odegaard nuk do të kthehet deri pas pushimit të ardhshëm ndërkombëtar, pra në mesin e nëntorit. Dëmtimi i tij dhe një mungesë kaq e gjatë do të shkaktojë mjaft probleme te skuadra e Arsenal, që humbet një nga lojtarët kryesorë. Odegaard nuk do të...