Lukaku përshpejton dhe cakton datën e rikthimit; kundër Milanit në Superkupë

Lukaku përshpejton dhe cakton datën e rikthimit; kundër Milanit në Superkupë

16 Tetor 2025 11:52 Alfred Lleshi Romelu Lukaku vazhdon të mungojë për Napolin që nga 14 gushti, kur u lëndua në muskulin e femurit të majtë, gjatë miqësores kundër Olympiacos, ndeshja e fundit përpara startit të kampionatit. Prej atëherë kanë kaluar 63 ditë, ndërsa sulmuesi belg po vijon rikuperimin mes pishinës dhe palestrës. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Lukaku pritet të kthehet në Itali më 15 nëntor, pastaj stafi mjekësor i Napolit do t’i përshkruajë program të detajuar rikuperimi. Data e rikthimit të tij në fushë është caktuar tashmë; 18 dhjetor 2025. Napoli do të përballet me Milanin në gjysmëfinalen e Superkupës Italiane, ku Lukaku ëndërron rikthimin madhështor. Kundër kuqezinjve, ai ka bilanc të shkëlqyer: 14 ndeshje, 11 fitore, 7 gola dhe 2 asistime. Nga pikëpamja ligjore, Napoli...