Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Kërkesa e PD për gjenocidin serb, Berisha akuza PS: Ta mohosh atë, do të thotë të shkelësh mbi gjakun e martirëve
Seanca e sotme në Kuvend është shoqëruar me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me kërkesën e PD për mocion me debat mbi njohjen e gjenocidit serb në Kosovë. Kreu i PD-së, Sali Berisha, tha se Shqipëria duhet të kishte miratuar menjëherë rezolutën e Kosovës për njohjen e gjenocidit serb. “Gjatë 1998-1999 forcat barbare serbe kryen në Kosovë maskara ndaj popullsisë së pambrojtur. Ata që kanë shkelur mbi gjakun, sakrificën e tyre të këtij gjenocidi të tmerrshëm ata nuk janë njerëz, e jo më shqiptarë. Ata janë në nivelin e primitivëve të njeriut, atë të kafshës, por ju të tillë nuk mund ta paraqisni veten. Ne duhet të adaptonim menjëherë rezolutën e Kosovës për gjenocidit, të mohosh gjenocidin në Kosovë do të thotë...