Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Me 73 vota kundër, PS rrëzon kërkesën e PD-s për mocion me debat për programin qeverisës
Rrëzohet kërkesa për mocion me debat e bërë nga opozita, për të përsëritur seancën plenare të 18 shtatorit, ku duhej të prezantohej plani dhe programi i qeverisë si dhe kabineti i ri qeveritar. Por me forcën e kartonëve, me 73 vota, kjo kërkesë është rrëzuar. Në seancën e 18 shtatorit pati debate të forta, ndërsa maxhoranca miratoi ndryshimet pa bërë debat dhe diskutime. Ndërkohë, opozita ka kërkuar përsëritjen e seancës në fjalë, gjë që është refuzuar.