Tirana në bllokim total këtë fundjavë, ja rrugët që do të ‘paralizohen’ për 8 orë

Tirana në bllokim total këtë fundjavë, ja rrugët që do të ‘paralizohen’ për 8 orë

Maratona e Tiranës, eventi më i madh sportiv në kryeqytet, vjen sërish këtë vit me edicionin e saj të nëntë, më 19 tetor 2025. Ky edicion shënon gjithashtu vitin kur Tirana mban titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”. Me rastin e këtij aktiviteti që do të shtrihet në rrugët kryesore të qytetit, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë hartuar një plan masash për devijimin e qarkullimit të automjeteve. Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do të nisë nga ora 08.00 dhe do të zgjasë deri në orën 16:00. Ndërkohë, në datë 18 tetor 2025, do të zhvillohet aktiviteti sportiv “Maratona Fan Run”, duke filluar nga sheshi “Nënë Tereza” dhe vijuar deri në fundin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga ora 09:00...