Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Tom Doshi dhe Sabrina Jorgo u dorëhoqën, betohen dy deputetët e rinj në Kuvend
Ka nisur seanca e sotme plenare, ku në rend dite janë raportimet e disa institucioneve për vitin 2024. Në fokus të diskutimeve janë dhe Komisionet e Posaçme, atë për Reformën Zgjedhore dhe Territorialen, ndërsa pritet që të vendoset edhe për ngritjen e tyre. Në nisje të seancës, u betuan dy deputetët e rinj të Kuvendit, Besnik Brahimi dhe Shkurt Lasku, të cilët vijnë nga radhët e Partisë Socialdemokrate. Brahimi dhe Lasku futen në Kuvend si më të votuarit nga listat e PSD-së në Shkodër pas dorëheqjes së Tom Doshit dhe Sabina Jorgos./vizionplus.tv