Qeveria vendos tarifat e reja për dokumentet online, ja sa do të kushtojë nënshkrimi elektronik

Qeveria vendos tarifat e reja për dokumentet online, ja sa do të kushtojë nënshkrimi elektronik

Në mbledhjen e fundit Këshilli i Ministrave ka përcaktuar tarifat për shërbimet elektronike të ofruara nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për administratën publike, subjektet private dhe qytetarët. Sa i përket institucioneve publike, nënshkrimi elektronik, vula elektronike, certifikata elektronike për fiskalizim dhe transaksione në platformën GG nuk do të kenë tarifa. Ndërkohë, për subjektet private, nënshkrimi elektronik për 1 vit do të kushtojë 4 800 lekë, vulosja e dokumenteve dhe transaksioneve, 20 lekë, certifikata elektronike e fiskalizimit për 1 vit do të kushtojë 4 000 lekë dhe transaksioni në platformën GG, 15 lekë. Për shtetas shqiptarë dhe të huaj, nënshkrimi elektronik për një periudhë kohore do të kushtojë 2 000 lekë. Pagesa do të realizohet on-line përmes portalit e-Albania, dhe të gjitha të...