Përplasja Kurti-Rama, kryebashkiaku i Prishtinës: Transport falas për veteranët që do protestojnë në Tiranë

Përplasja Kurti-Rama, kryebashkiaku i Prishtinës: Transport falas për veteranët që do protestojnë në Tiranë

Kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar mbrëmjen e djeshme se ka firmosur një shkresë, e cila mundëson transport falas për të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nesër, më 17 Tetor do të protestojnë në Tiranë për burgosjen e Thaçit dhe të tjerëve. “Sot kam nënshkruar vendimin për të siguruar transportin për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të marrin pjesë në protestën gjithëkombëtare më 17 tetor në Tiranë”, njoftoi Përparim Rama. Me këtë vendim, kryebashkiaku i LDK-së që është në balotazh dhe për një mandat të dytë, ka ndezur një debat të fortë në Prishtinë, kryesisht me Vetëvendosjen e Albin Kurtit dhe mbështetësit e këtij të fundit, të cilët kanë sulmuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, për protestën që organizohet...