Po shkëlqen me Monaco, skuadra franceze mendon blerjen e kartonit të sulmuesit të huazuar nga Barcelona

Po shkëlqen me Monaco, skuadra franceze mendon blerjen e kartonit të sulmuesit të huazuar nga Barcelona

16 Tetor 2025 10:52 Telesport Pritjet e tepërta dhe mosha e tij e re e tradhtuan atë në përvojën e tij të parë në Barcelonë, duke zhdukur talentin që kishte treguar te klubi “blaugrana”. Që nga transferimi te Monaco, sulmuesi spanjoll Ansu Fati është rikthyer në shkëlqimin e tij të dikurshëm, duke shënuar gjashtë gola në pesë paraqitjet e tij të para. Pavarësisht shifrave dhe formës së tij të jashtëzakonshme, Monaco thuhet se ende nuk ka vendosur nëse do ta ushtrojë opsionin prej 11 milionë eurosh për ta blerë 100% kartonin e 22-vjeçarit. Siç theksoi drejtori sportiv i klubit francez, Thiago Scuro: “Do të jetë e rëndësishme që Ansu Fati të marrë gjithnjë e më shumë kohë loje për t’u bërë një lojtar kyç.”