Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Zbulohen letrat/ I sëmurë rëndë në spital, si i këmbeu George Orwell të drejtat e kryeveprës “1984” për një palë këpucë
Një botues amerikan, i fitoi të drejtat e kryeveprës “1984” të George Orwell, në këmbim të një palë këpucëve numër 47 dhuruar shkrimtarit anglez të ndarë nga jeta në vitin 1950, në moshën 46-vjeçare. Lajmi bëhet i ditur nga mediet ndërkombëtare ( si “Telegraph”, “La Repubblica”), bazuar në disa letra të papublikuara më herët dhe të zbuluara nga Peter Harrington, një tregëtar londinez i librave antike. Letrat në tetorin e ardhshëm do të dalin në panair në Frieze Master. Përshkrimet që ai sjell për mbikëqyrjen e sistemit, veçmas në krahasime me ‘Big Brother’ apo ‘Policia e Mendimit’ zënë vend edhe sot, duke mbetur si ‘fotografi e së ardhmes’ që Orwell bëri përmes letërsisë. Por në një dyfaqësh letër të vitit 1948, kur situata e pasluftës në Britani ishte...