Kur Ali Podrimja i lutej Dritëro Agollit “nëse mund t’ja gjente një mjek të mirë për djalin e sëmurë”

Kur Ali Podrimja i lutej Dritëro Agollit “nëse mund t’ja gjente një mjek të mirë për djalin e sëmurë”

Pasardhësja e shkrimtarit të njohur, Dritëro Agollit, Elona Agolli, herë pas here zbulon korrespondencën e të atit, me të afërmit dhe miqtë e tij dhe kohë më parë, solli një letër dërguar nga Ali Podrimja, në kohën kur Lumi, i biri, ishte në një spital në Beograd. Në letrën e vitit 1979, Podrimja i drejtohej Dritëro Agollit me një lutje, se nëse mund t’i gjejë ndonjë mjek të mirë, për djalin. Letra vinte nga Beogradi në Tiranë. Më poshtë, letra e plotë e Ali Podrimjes e vitit 1979 drejtuar Dritëro Agollit: I dashur Dritëro, Dëshiroja të jem me Juve, por qe, më gjet kjo e keqe. Megjithë intervenimet e mëdha të mjekëve, fëmija im gjendet në një kotësi të thellë.Ai nuk kishte ekinokokun, por tumor në brinin...