Letra e Çabejt për mësuesit: Gabimet që mund të bëni ju me nxënësit, janë të pakorrigjueshme

Letra e Çabejt për mësuesit: Gabimet që mund të bëni ju me nxënësit, janë të pakorrigjueshme

Eqrem Çabej ka qenë albanolog i shquar shqiptar. Më poshtë ju sjellim letrën që ai ua kishte kushtuar mësuesve, duke ua kujtuar që mësuesia është mision dhe se shembullin duhet ta japin përmes sjelljes së tyre. Më poshtë- letra dhe këshillat e Eqrem Çabejt për mësuesit. Ju do të bëheni mësues. Mësuesia nuk është profesion, ajo është mision. Ju do të punoni për formimin e njeriut. Gabimet që mund të bëjnë profesionistët e ndryshëm, mund të korrigjohen me disa shpenzime, por gabimet që mund të bëni ju me nxënësit, janë të pakorrigjueshme. Po ta formosh shtrembër karakterin e një njeriu, është shumë, shumë e vështirë, në mos është e pamundur, ta ndreqësh atë. Ju duhet të edukoni përmes sjelljes suaj, përmes shembullit tuaj. Në rast...