Rusmali apo Dash Sula, ja kandidatët që po përdor Edi Rama për Avokatin e Popullit, zbardhen detajet

Rusmali apo Dash Sula, ja kandidatët që po përdor Edi Rama për Avokatin e Popullit, zbardhen detajet

Në Komisionin e Ligjeve ka nisur zyrtarisht procedura për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, pas shpalljes së vakancës më 13 tetor. Vendimi i komisionit i jep afat 20 ditë kandidatëve të interesuar për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm dhe për t’u kualifikuar në garë. Ndër emrat e parë që janë përmendur për këtë post është ai i ish-deputetit demokrat Dashnor Sula. Ai ka shprehur hapur ambicien për të drejtuar institucionin e Avokatit të Popullit, duke theksuar se për të më e rëndësishme se politika është integriteti dhe dinjiteti në punë. “Nuk kam frikë punën dhe nuk i përkas tufës që ndjek verbërisht”, është shprehur Sula në një prononcim të mëparshëm. Megjithatë, në korridoret politike po qarkullojnë zëra se mazhoranca socialiste mund t’i japë...