Presidenti thellon zullumin, kërkon të mbrojë vendimin anti-kushtetues të shkarkimit të Veliajt, Rama vë në rresht…

Presidenti thellon zullumin, kërkon të mbrojë vendimin anti-kushtetues të shkarkimit të Veliajt, Rama vë në rresht…

Presidenti Bajram Begaj ka zgjedhur të thellojë përplasjen institucionale, duke dalë hapur në mbrojtje të vendimit të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e Erion Veliajt. Begaj i ka dërguar dje një shkresë zyrtare Gjykatës Kushtetuese, me qëllim që të mbrojë dekretin e vet për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë më 9 nëntor dhe të kërkojë rrëzimin e padisë së bërë nga avokatët e Veliajt. Në këtë mënyrë, Presidenti jo vetëm që shkon përtej rolit neutral kushtetues, por është vendosur hapur në linjën politike të Edi Ramës, duke tentuar të legjitimojë një proces që është pezulluar nga vetë Gjykata Kushtetuese. Ky pozicionim i Begajt, që bie ndesh me deklaratat e tij publike për respektimin e pavarësisë institucionale, tregon se kreu i shtetit është vënë plotësisht në...