Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Përdori gruan për të rrëmbyer një person dhe për t’i zhvatur 20 mijë euro, çohen në gjyq 4 të pandehurit
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimin ndaj katër personave, tre djem dhe një vajzë, të akuzuar për rrëmbimin e një tjetri për t’i zhvatur 20 mijë euro. Sipas hetimit, një nga të pandehurit ka përdorur bashkëjetuesen e tij për të futur në kurth viktimën, rrëmbyer atë e më pas kërcënimin e bashkëshortes së tij me publikim fotosh intime dhe vrasjen e tij, nëse nuk i paguhej një gjoba prej 2 milionë lekësh. Njoftimi i Prokurorisë Tiranë Rrëmbyen një person me qëllim fitimin e pasurisë, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyë 4 persona përfshirë edhe vajzën që e futi në kurth Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq katër shtetasit S.S., I.M., K.S., dhe N.B....