“LVV e ngatërron çorbën e balotazheve me…”, Rama i përgjigjet Kurtit: Specialja u ngrit për trafikun e organeve, jo për të marrë peng Presidentin

“LVV e ngatërron çorbën e balotazheve me…”, Rama i përgjigjet Kurtit: Specialja u ngrit për trafikun e organeve, jo për të marrë peng Presidentin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar paraditen e sotme, 16 tetor, pas postimit të gjatë të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me protestën në mbështetje të UÇK-së dhe po ashtu qëndrimin e kreut të qeverisë shqiptare për Gjykatën Speciale. “Lëvizja Vetëvendosje më paska kushtuar një çarçaf të gjatë, ku shkruan se përpara 10 vjetësh unë paskam qenë pro kurse ajo paska qenë kundër Gjykatës Speciale… Ndërkohë unë e kam denoncuar farsën ndaj Hashim Thaçit e të tjerëve kurdo e kudo ka qenë rasti a nevoja, ndërsa Lëvizja dihet se sa ka lëvizur në atë drejtim. Por unë s’jam në asnjë lloj gare me Lëvizjen dhe më vjen keq që Lëvizja i ngatërron marrëdhëniet institucionale të Kosovës me Shqipërinë në çorbën e balotazheve komunale, ndërsa për qëndrimet e para...