Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rekrutonte shtetase kolumbiane dhe i sillte në Shqipëri me pagë 3 mijë euro për prostitucion, arrestohet 28-vjeçari
Pas katër ditësh ndjekjeje, policia ka vënë në pranga një 28-vjeçar kolumbian, i cili ishte shpallur në kërkim si pjesë e grupit që rekrutonte vajza nga Amerika Latine për t’i shfrytëzuar për prostitucion në Shqipëri. Arrestimi i tij u bë në pikën kufitare të Muriqanit, në vijim të operacionit të koduar “Storm 9”, që po zbardh detaje të reja mbi veprimtarinë e këtij rrjeti kriminal. Sipas të dhënave zyrtare, Duvan Gomez, 28 vjeç, u kap pas një bashkëpunimi mes strukturave të DVP Durrës dhe Policisë Kufitare të Muriqanit, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për “Trafikim të personave të rritur” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”. Hetimet kanë zbuluar se ky shtetas rekrutonte gra kolumbiane, duke u premtuar punësim në Shqipëri kundrejt një pagese prej 3000 eurosh, por pasi...