Greqi: Model me tolerancën zero ndaj evazionit fiskal

Greqi: Model me tolerancën zero ndaj evazionit fiskal

Strukturat përkatëse të kontrollit janë vënë në veprim, që gjithçka të funksionojë me një tolerancë zero ndaj evazionit fiskal në Greqi. Këtë ekipi i DW-së e përjetoi nga dora e parë duke shoqëruar me kamera gjatë punës një ekip të hetimit tatimor civil në Athinë. Agjentët civilë të hetimit tatimor në veprim Penny dhe ekipi i saj duan të zbulojnë, nëse dyqanet në qendër të Athinës paguajnë siç duhet TVSH-në. Penny na thotë, se struktura ka për detyrë të ndihmojmë në rritjen e të ardhurave të shtetit dhe të parandalojmë që në fillim evazionin fiskal. Një nga hetuesit tatimorë përzihet me klientët e një argjendarie dhe vëzhgon pa rënë në sy arkëtaren, ndërsa Penny dhe kolegu i tyre e presin jashtë. Por asgjë e pazakontë. Edhe...