Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Kohë në pentagram” vjen përmes veprave të repertorit botëror, nga Verdi, Puccini e Bizet, deri te Rossini e Mascagni
Nga Julia Vrapi Pjesë nga veprat operistike në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit vijnë në “Kohë në pentagram”. Një mbrëmje muzikore kushtuar 70-vjetorit të lindjes së regjisorit Nikolin Gurakuqi, një prej emrave më të rëndësishëm të skenës shqiptare. Opera “Tosca”, “Carmen”, “Aida”, “Falstaff”, “Il trittico”, “Otello” e shumë të tjera janë vënë në skenën tonë nga regjisori Nikolin Gurakuqi, ndërsa aktiviteti i tij artistik është mirëpritur edhe jashtë vendit. “Kohë në pentagram” zhvillohet mbrëmjen e datës 18 tetor, ku publiku do të udhëtojë ndër vite përmes kryeveprave të repertorit botëror, nga Verdi, Puccini e Bizet, deri te Rossini e Mascagni. Një mbrëmje gala, që do të ngjisë në skenë artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, për të sjellë për publikun...