FSHF i kthehet lojës së biletave, me Anglinë do të seleksionohen nga “kompjuteri” modelet, politikanët dhe drejtorët…

FSHF i kthehet lojës së biletave, me Anglinë do të seleksionohen nga “kompjuteri” modelet, politikanët dhe drejtorët…

Adriatik BALLA Federata Shqiptare e Futbollit i është kthyer metodave “të vjetra” rreth shitjes së biletave për ndeshjet e Kombëtares. Në fakt, entuziazmi që kishte mbërthyer atmosferën rreth përfaqësueses pas fitores me Serbinë ishte jashtëzakonisht i madh dhe kërkesat për bileta për ndeshjen e fundit në grup, atë me Anglinë, planifikuar në Tiranë më 16 nëntor, vijojnë të jenë të shumta, por kjo nuk ka lidhje me mënyrën si sillet federata, e cila, kur ka nevojë për të shitur bileta në ndeshjet miqësore, i nxjerr ato për publikun e gjerë në pikat e shitjes dhe bën reklamë “aman hajdeni merrni bileta”. Në të kundërt Duka izolohet si “Oso Kuka” dhe vetë FSHF synon “seleksionimin sipas kompjuterit”, ku biletat përfundojnë në duart e top-modeleve, politikanëve dhe...