Hysaj dhe Manaj flasin për fitoret e fundit, mbrojtësi rekord me ndeshjet, sulmuesi i shënoi Serbisë

Hysaj dhe Manaj flasin për fitoret e fundit, mbrojtësi rekord me ndeshjet, sulmuesi i shënoi Serbisë

Adriatik BALLA Fitorja historike e Shqipërisë në Leskovac kundër Serbisë ka bërë jehonë edhe në median sportive europiane e më gjerë. Serbia, e gjendur edhe në ditë të vështirë për shkak të krizave të brendshme në skuadrën e saj, nuk i bëri dot ballë shqiponjave kuqezi që e dominuan takimin dhe fituan me rezultatin 1-0, duke siguruar një trepikësh me mjaft vlerë për vendin e dytë në grup (vendin e parë e ka siguruar tashmë përfaqësuesja e Anglisë). Të gjithë lojtarët bënë paraqitje të mirë dhe dy prej më të merituarve në këtë fitore të madhe ishin sulmuesi Rei Manaj dhe mbrojtësi Elseid Hysaj. Qëndrimi i dy kuqezinjve Në kampin kuqezi atmosfera vijon të jetë festive dhe entuziazmi shumë i lartë, pasi dy fitoret e...