Play-off i Botërorit 2026 shmang përballjen Shqipëri – Kosovë, rivalët e mundshëm për dy skuadrat

Play-off i Botërorit 2026 shmang përballjen Shqipëri – Kosovë, rivalët e mundshëm për dy skuadrat

Kombëtarja shqiptare dhe përfaqësuesja e Kosovës në futboll, mund të jenë të dyja në vazon e tretë për fazën e “play-off”-it të Botërorit 2026, që do të thotë se nuk do të përballen me njëra-tjetrën në këtë etapë. Kuqezinjtë dhe Dardanët mund të kenë si kundërshtarë të mundshëm: Çekinë, Hungarinë, Sllovakinë ose Skocinë. Fushata e kualifikueseve do të përfundojë në nëntor, ndërsa Shqipëria luan muajin e ardhshëm ndeshjet e fundit me Andorrën dhe Anglinë. Pas fitores së rëndësishme me Serbinë (0-1), shanset e kuqezinjve për të arritur në “play-off” janë rritur ndjeshëm, me Anglinë që tashmë është skuadra e kualifikuar direkt. Shqipëria ndodhet në vendin e dytë të Grupit K me 11 pikë, një më shumë se Serbia dhe një fitore me Andorrën mund t’i sigurojë biletën...