Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e mandatit të anëtarëve të saj

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e mandatit të anëtarëve të saj

Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim çështjen e mandatit të anëtarëve të saj. Gjykata u vu në lëvizje nga një kërkesë e Presidentit Bajram Begaj për deklarimin e përfundimit të mandatit të anëtares Sonila Bejtja. Gjykata vendosi ta trajojë këtë si një çështje gjyqësore. Sipas ligjit, Gjykata Kushtetuese duhet të ripërtërihet çdo 3 vjet me 1/3 e anëtarëve të saj. Raundi i parë i rivlerësimit duhet të bëhej këtë vit. Përveç kryetares Holta Zaçaj, së cilës i ka përfunduar mandati, gjykata duhet të shprehet tani edhe për mandatin e zonjës Bejtja. Nga vendimi i kësaj gjykate edhe parlamenti do të vendosë se si do të veprojë për zëvendësimin e Elsa Toskës e cila u dha dorëheqjen në shtator të vitit të kaluar. Lidhur me këtë çështje, PD ngriti...