E paprecedentë/ BIRN: Presidenti “urdhëron” Kushtetuesen që të zhbëjë vendimin e saj

E paprecedentë/ BIRN: Presidenti “urdhëron” Kushtetuesen që të zhbëjë vendimin e saj

E paprecedentë/ BIRN: Presidenti “urdhëron” Kushtetuesen që të zhbëjë vendimin e saj Në një akt të paprecedentë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i kërkoi me tone urdhëruese Gjykatës Kushtetuese që të zhbëjë vendimin për pezullimin e dekretit të tij për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, duke e quajtur atë si antikushtetues dhe të pabazuar në praktikën e mëparshme. Të mërkurën, zyra e shtypit e Presidencës shpërndau për mediat “mbrojtjen ligjore” të kreut të shtetit si “palë e interesuar” në çështjen me ankimues Erion Veliaj, i cili kundërshton shkarkimin si kryetar bashkie nga Këshilli i Ministrave. Në këtë dokument të hartuar për Gjykatën Kushtetuese, Presidenti merr përsipër të kundërshtojë si ‘antikushtetues’ vendimin e kësaj gjykate për të pezulluar një dekret kontrovers të tij, ku caktonte mbajtjen...