Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shqipëria vetëm me dy gjini, burrë dhe grua. Zbulohet drafti i PS, shfuqizohet nga pr.ligji i Qeverisë “gjinia e tretë”. 22 amendamente kundër “përkatësisë së shumëfishtë”
Në debatin e fortë publik nëse Shqipëria duhet të njohë më shumë se dy gjini, burrë dhe grua, është përfshirë së fundmi edhe grupi parlamentar socialist, i cili me disa amendamente të depozituara në Kuvend, duket se do të thotë fjalën e fundit. Në vendin tonë, nuk do të ketë gjini të tretë. Me firmën e kreut të grupit parlamentar socialiste, Taulant Balla, janë propozuar jo pak por 22 amendamente ndaj draftit të Ministrisë së Shëndetësisë për të rivendosur në shina, atë që propozuesi e cilëson si humbjen e konceptit klasik në shoqërinë shqiptare, ku ka dy gjini mashkullore dhe femërore. Amendamentet nisin që në nenin e parë të drafit të qeverisë, e cila kishte parashikuar që ky ligj tw rregullojw çështjet themelore të barazisë...