Kërkon lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Metës për masën e sigurisë

Kërkon lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Metës për masën e sigurisë

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sot në orën 9:30 rekursin e ish-presidentit Ilir Meta për zëvendësimin e masës së sigurisë ‘arrest në burg’. Ilir Meta kërkon në shkallën e tretë të gjyqësorit prishje të vendimeve të GJKKO dhe Apelit të GJKKO. Relatore e rekursit është zgjedhur Albana Boksi, ndërsa anëtarët janë Sokol Binaj dhe Medi Bici. Ish-presidenti i vendit mbahet në qeli prej muajit tetor të vitit të kaluar, pasi dyshohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Edhe Monika Kryemadhi përballet me të njëjtat akuza si ish bashkëshorti i saj,...