“Ka pasur letra anonime”/ Ish-prokurori Karanxha: “Nesti Angoni” është shfaqur edhe për BKH-në

“Ka pasur letra anonime”/ Ish-prokurori Karanxha: “Nesti Angoni” është shfaqur edhe për BKH-në

Në një intervistë të zhvilluar në emisionin “Tema e Ditës” në RTSH me gazetarin Arbër Hitaj, ish-prokurori Ervin Karanxha analizoi raportimin pesëorësh të kreut të SPAK, Altin Dumani, para Komisionit të Ligjeve dhe Komisionit për Nismat Qytetare. Raporti, i cili përmbledh veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme për vitin 2024, u cilësua nga Karanxha si një pasqyrë e qartë e arritjeve dhe sfidave të institucionit. Karanxha zbuloi se aktualisht po kryhen verifikime për kreun e Byrosë së Hetimit, për shkak të një sërë letrash anonime që kanë qarkulluar brenda institucionit. Ai paralajmëroi për një fenomen të ngjashëm me “Nesti Agoni”, që sipas tij nuk kufizohet më vetëm në pushtetin ekzekutiv, por është shfaqur edhe brenda organeve të drejtësisë. “Po bëhen verifikime për kreun e Byrosë së...