Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Mu errën sytë, më ishte sosur durimi…”, zbulohet dëshmia e Elvis Shkambit: Më ishte sosur durimi
Egjitha nisi si një seancë e zakonshme civile. Elvis Shkambi, me një vështrim të ftohtë, hyri në godinën e Gjykatës së Apelit rreth orës 15:10. Kontrolli i sigurisë në hyrje ishte formal. Detektori metalik, i dha sinjale se personi në fjalë kishte mjete metalike, por roja i sigurisë për shkak të ngarkesës në atë institucion neglizhon… Neglizhon, pasi detektori i Gjykatës së Apelit, sinjalizon për pjesën më të madhe të personave që kalojnë aty, ku dikush ka rripin, tjetri togzën e çantës, dhe dhe dikush aksesorë të ndryshëm metalikë. Roja e sigurisë, Banush Koxhaj, nuk kreu kontroll fizik, edhe pse sinjalizimi dritor tregoi prezencën e metaleve, pa e menduar se Elvisi në brez nuk kishte vendosur vetëm rripin, por edhe një pistoletë berreta. Në sallë...