“Ishin të mbytur në borxhe”, flet i afërmi i familjes Shkambi: Nuk e donim vrasjen e gjyqatrit, fajet ua ka…

“Ishin të mbytur në borxhe”, flet i afërmi i familjes Shkambi: Nuk e donim vrasjen e gjyqatrit, fajet ua ka…

Gjyqtari Astrit Kalaja, një emër me mbi 25 vite karrierë në sistemin e drejtësisë, mbeti i vrarë në vendin që do të duhej të ishte më i sigurt, në sallën e gjyqit. Salla numër 3 e Gjykatës së Apelit, ku pritej të zhvillohej një proces civil për çështje pronësie u shndërrua në një tragjedi. Ajo që do të duhej të ishte një seancë e zakonshme, nxorri edhe njëherë në sipërfaqe, mesazhin e fortë antisistem në Shqipërinë e zhytur në koma nga konfliktet e pronësisë. Një vendim gjyqësor u mbyll me krisma. Çështja që po shqyrtohej ishte një dosje që vinte nga saga e pronës të ashtuquajtur “Skënderbeg” në Shkodër. Një histori që kishte mbartur tensione për dekada, vendime të kundërta, përmbarues të kërcënuar, palë të...