SYRI TV/ Shoqatat e Kosovës e Shqipërisë në konferencë, apel për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

SYRI TV/ Shoqatat e Kosovës e Shqipërisë në konferencë, apel për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Drejtuesit e disa shoqatave dhe organizatave në Kosovë dhe Shqipëri dolën në një konferencë të përbashkët për mediat, duke apeluar për pjesëmarrje në tubimin e 17 tetorit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Ata e konsideruan tribunalin të ngjashëm me sistemet autokratike në vendet e Lindjes, ndërsa heshtja e ndërkombëtarëve për një proces politik, sipas tyre, është një prerje në besë. Drejtuesit e disa organizatave dhe shoqatave në Kosovë dhe Shqipëri kanë dalë në një deklaratë për mediat, ku bëjnë thirrje të bashkohen në tubimin mbarëkombëtar në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, tha se shqiptarët e Kosovës janë...