Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Bankers nën ethet e hetimeve, naftëtarët nga protesta drejt grevës
Në një kohë kur Bankers është nën ankthin e hetimeve nga Tatimet për abuzime financiare, rreth 200 naftëtarë që punojnë në këtë kompani naftënxjerrëse në Marinzë kanë protestuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke kërkuar kushte më të mira pune si dhe paga më të larta. Ndërkohë, Dritan Shaho, Kryetar i Sindikatës së Sektorit të Hidrokarbureve, njoftoi se protesta do të kalojë në grevë urie, pasi 10 punonjës kanë vendosur të ngujohen në zyrat e sindikatës. Sipas tyre, kërkesat për rritje page dhe kushte më të mira pune deri tani kanë rënë në vesh të shurdhër. Kërkesat e naftëtarëve janë: rritja e fondit të pagave me 18%, shpërndarja e shtesave për pagat e ulëta, kushte më të mira pune, trajtim me dinjitet në mënyrë që...