Vendimi i qeverisë: Ja shërbimet në e-Albania që do të jenë me pagesë për bizneset e qytetarët (TARIFAT)

Vendimi i qeverisë: Ja shërbimet në e-Albania që do të jenë me pagesë për bizneset e qytetarët (TARIFAT)

Shërbime të caktuara që u ofrohen qytetarëve dhe bizneseve në portalin qeveritar në e-Albania, do të jenë me pagesë. Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, dhe do të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.  Shërbimet në e-Albania të cilat do të jenë me tarifa përfshijnë dokumente me nënshkrim elektronik, me vulë elektronike, çertifikata elektronike për fiskalizimin, si dhe transaksione në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG).  Dokumentet e sipërcituara do të jenë me tarifa për bizneset dhe jo për qytetarët.  Shërbimet në “e-Albania” që bëhen me pagesë:  * 4 800 (katër mijë e tetëqind) lekë, përfshirë TVSH-në, për nënshkrimin elektronik, me afat vlefshmërie 1 (një) vit;  * 20 (njëzet) lekë, përfshirë TVSH-në, për shërbimin e vulosjes së dokumenteve me vulë...