Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Gara për bashkinë e Vlorës, kandidatja socialiste: Ju tregoj prioritetet e mia për qytetin
Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës, Bruna Mersini tha se synon ta kthejë Vlorën në një qytet të kujdesit, respektit dhe mundësive për të gjithë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicioni qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, znj. Mersini u shpreh se politika për të është një mundësi për të sjellë ndryshime reale dhe për t’u rikthyer qytetarëve besimin se institucionet janë në shërbim të tyre. Mersini vuri theksin te nevoja për një bashki më afër njerëzve, një zhvillim të qëndrueshëm urban, pastrim të qytetit dhe turizëm që zgjat gjatë gjithë vitit. INTERVISTA E PLOTË: Vetëm pak javë keni qëndruar si deputete, zonja Mersini, dhe tani jeni përsëri në garë. Ishte kjo një detyrë partie apo...