“Për të vënë duart në kokë”, Tela reagon ashpër: Një President i punësuar në klinikë private, Begaj ushtar i Ramës

“Për të vënë duart në kokë”, Tela reagon ashpër: Një President i punësuar në klinikë private, Begaj ushtar i Ramës

Presidenti Bajram Begaj ka kryer 7 shkelje të rënda të Kushtetutës, ndaj dhe Partia Demorkatike zyrtarizoi sot kërkesën për shkarkimin e tij. Dy ndër shkeljet që shqiptarët nuk ishin në dijeni dhe janë shumë të rënda janë fakti që Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka përfituar pagesa nga një spital privat në Tiranë, në shkelje të Kushtetutës, si dhe kishte kontraktuar kompaninë ku është punësuar i biri, nën dyshimet për konflikt interesi. “Kjo është për të vënë duart mbi kokë’ thotë analisti Andi Tela në një studio televizive teksa komenton denoncimin e sotëm të PD-së. “6 shkeljet e para që parashtroi PD ishin të njohura botërisht. Qershia mbi tortë ishte punësimi në një klinikë private i presidentit, që është për të vënë duart në kokë...