Bilisht – Zbulohet një shtëpi bari, policia shoqëron disa persona

Bilisht – Zbulohet një shtëpi bari, policia shoqëron disa persona

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka finalizuar një tjetër operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike, duke zbuluar një ambient të përshtatur për rritjen e kanabisit në qytetin e Bilishtit. Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, policia ka organizuar kontrolle në një objekt ku janë gjetur dhe sekuestruar disa rrënjë të dyshuara të bimës narkotike kanabis sativa, të kultivuara në kushte shtëpiake. Në lidhje me këtë rast janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësit dhe për të kryer arrestimet përkatëse. Policia bëri me dije se pas përfundimit të veprimeve hetimore priten masa ndëshkuese ndaj autorëve të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Operacioni është pjesë e planit të masave për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve...