Vendimi/ Qeveria miraton përbërjen dhe detyrat e Komitetit Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit

Vendimi/ Qeveria miraton përbërjen dhe detyrat e Komitetit Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit

Këshilli i Ministrave ka miratuar përbërjen dhe detyrat e Komitetit Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit, i cili kryesohet nga Koordinatori Kombëtar i Kërkim-Shpëtimit dhe përfshin përfaqësues të Forcave të Armatosura, ministrive kyçe, autoriteteve publike dhe institucioneve të emergjencës.  Në VKM qartësohet se detyrat kryesore të Komitetit janë hartimi dhe rishikimi i politikave dhe strategjive kombëtare në fushën e kërkim-shpëtimit.  Po ashtu, detyrë thelbësore e Komitetit është bashkëpunimi me autoritetet civile, ushtarake dhe organizatat ndërkombëtare për operacione efektive SAR.  Mbledhjet e Komitetit do të zhvillohen të paktën dy herë në vit dhe sipas nevojës në raste emergjencash. Sekretari Teknik siguron organizimin dhe mbështetjen teknike për funksionimin e Komitetit.  VKM:   Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 4/1, të ligjit nr.10435, datë 23.6.2011, “Për shërbimin...