Garë e “ethshme” në Cërrik/ Kandidatët e PD pa vulën e Berishës, katër emra për një karrige

Garë e “ethshme” në Cërrik/ Kandidatët e PD pa vulën e Berishës, katër emra për një karrige

Kandidatët e opozitës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit nuk do të kenë logon e PD-së. Dy emrat e parë, që shkuan në KQZ, kandidati i Vlorës Dionis Sota dhe ai i Beratit Pavlo Shkarpa zyrtarizuan emrin e tyre si kandidatë të pavarur, duke autorizuar secili nga një komitet nismëtarësh për mbledhjen e firmave, ndonëse ky proces po kryhet nga degët e Partisë Demokratike.  Nëse PD do të garojë në 5 bashki me kandidat të pavarur, një aleat duket se nuk pajtohet me këto emra duke u regjistruar si parti garuese për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.  Shpëtim Axhami i PLL regjistroi kërkesën në KQZ duke u bërë zyrtarisht sfidant jo vetëm i socialistëve por edhe i demokratëve në dy bashki, Cërrik dhe Mat.  Deri më tani për çdo bashki ka nga...