Uldedaj shkruan emrin në historinë e boksit! Shqiptari i parë që lufton për titullin botëror IBO më 25 tetor në Londër

Uldedaj shkruan emrin në historinë e boksit! Shqiptari i parë që lufton për titullin botëror IBO më 25 tetor në Londër

Kampioni shqiptar Jurgen Uldedaj që garon në majat e boksit botëror ritkhehet më 25 tetor me një super ndeshje që premton shumë adrenalinë dhe spektakël. Uldedaj do të ngjitet në ring për të sfiduar kampionin kamerunas Rolly Lambert Fogoum për Titullin e Madh Botëror IBO (International Boxing Organization), duke u bërë shqiptari i parë në histori që lufton për një titull të tillë në boksin profesionist. Dueli do të zhvillohet në “O₂ Arena” në Londër, një nga arenat më prestigjioze të planetit dhe përfaqëson jo vetëm kulmin e karrierës së tij, por edhe një moment historik për sportin shqiptar, ku flamuri kuqezi do të valëvitet përpara gjithë botës. Jurgen Uldedaj është simbol i përkushtimit, forcës dhe krenarisë kombëtare në sportin e boksit profesionist. I lindur...