“Skandaloze”, Balliu godet Begajn: Presidenca degradoi, Shqipëria meriton një President, jo vartës të qeverisë

“Skandaloze”, Balliu godet Begajn: Presidenca degradoi, Shqipëria meriton një President, jo vartës të qeverisë

Deputeti i PD, Klevis Balliu, e ka cilësuar rastin e presidentit Begaj, të paprecedentë pasi nuk ekziston asnjë rast tjetër në botë ku kreu i Shtetit të jetë njëkohësisht i punësuar në një kompani private. “Ky veprim i paprecedent përbën jo vetëm shkelje të etikës dhe integritetit institucional, por edhe dëshmi të etjes për privilegje personale të z. Bajram Begaj, i cili tashmë ka humbur çdo legjitimitet moral për të përfaqësuar unitetin e popullit”, shkruan Balliu teksa vijon me akuzat për Begajn duke e quajtur një instrument të verbër të pushtetit ekzekutiv, që vepron me urdhra politikë dhe jo me dinjitet institucional. “Si pasojë e kësaj sjelljeje të papranueshme, institucioni i Presidencës është degraduar në një zgjatim të qeverisë, duke humbur pavarësinë dhe autoritetin kushtetues...