“Represiv!”/ BIRN: Prokurori i Përgjithshëm rrëzon draftin për Kodin e ri Penal

“Represiv!”/ BIRN: Prokurori i Përgjithshëm rrëzon draftin për Kodin e ri Penal

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, kritikoi draft-kodin e ri Penal të inicuar nga Ministria e Drejtësisë, duke e quajtur represiv në përmbatje dhe joserioz në hartim. Duke raportuar të martën para Komisionit të Ligjeve në Kuvend, Çela, tha se Kodi Penal në fuqi mund të ketë pasur nevojë për përmirësime, por jo ndryshim të bazave të tij, duke e gjetur të pabazuar argumentin e përdorur nga nismëtarët se kodi në fuqi është i vjetëruar pasi është miratuar nga viti 1995 “Fryma është represive, përderisa shtohen dispozita dhe norma që bëjnë të dënueshme sjellje të caktuara shoqërore. Tani pyetja është; kjo është ideja e hartuesit, apo kjo është një politikë që u ngarkua nga qeveria, Ministria e Drejtësisë apo Komisioni i Ligjeve, si erdhëm në këtë...