Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Presidenti ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese”, Gjokutaj: Nuk ka të drejtë të vendosë për pezullimin e zgjedhjeve
I ftuar në një studio televizive ka qenë avokati i njohur Genc Gjokutaj. Në një bisedë me moderatorin Edvin Parruca, Gjokutaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike lidhur me dekretimin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës, duke akuzuar Presidentin e Republikës për shkelje flagrante të Kushtetutës dhe për ndërhyrje të paprecedent në kompetencat e Gjykatës Kushtetuese.Sipas tij, vetëm ankimimi brenda afatit ligjor i vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Erion Veliajt, pezullon automatikisht çdo procedurë të mëtejshme, përfshirë zëvendësimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve. Presidenti, sipas Gjokutajt, nuk ka asnjë të drejtë të vendosë nëse një vendim është i pezulluar apo jo, pasi këtë kompetencë e ka vetëm Gjykata Kushtetuese. Duke e cilësuar situatën si një “sulm frontal ndaj Kushtetutës dhe GJK-së”, Gjokutaj u...