Po kthehet Armando Broja! Një lajm fantastik vjen për shqiptarin nga Anglia, tani do të luajë titullar

Po kthehet Armando Broja! Një lajm fantastik vjen për shqiptarin nga Anglia, tani do të luajë titullar

Armando Broja po kthehet! Në ndeshjen e djeshme kundër Jordanisë, Broja gjeti golin që i kishte munguar prej shumë kohësh. Megjithatë sinjalin më të mirë të Brojës që ne presim e dha në asistin për Nedim Bajramin duke bërë shpërthimet në krahë si dikur kur luante te Southampton. Një lajm fantastik po vjen për shqiptarin nga Anglia. Sulmuesi i Burnley, Foster, është dëmtuar dhe ka lënë grumbullimin e Kombëtares. Kështu Broja pritet të jetë titullar në ndeshjen e radhës të Burnley kundër Leeds dhe me golin e shënuar dje, me shumë gjasa, do të shpërthejë edhe në Premier League. /Sport Ekspres/