Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
BE humb durimin me Beogradin/ Von der Leyen paralajmëron Serbinë: Koha për t’u bërë realistë për anëtarësimin në BE!
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i bëri të mërkurën vërejtje të ashpra Presidentit serb Aleksandar Vuçiç në lidhje me progresin e vendit të tij drejt anëtarësimit në BE. “Tani është momenti që Serbia të konkretizohet në lidhje me anëtarësimin në unionin tonë”, tha shefja e Komisionit, gjatë një konference për shtyp në Beograd, gjatë turneut të saj në Ballkanin Perëndimor. “Prandaj, duhet të shohim përparim në sundimin e ligjit, kuadrin zgjedhor dhe lirinë e medias”, shtoi von der Leyen. «E di që këto reforma nuk janë të lehta», tha ajo. «Ato kërkojnë durim dhe qëndrueshmëri. Ato duhet të përfshijnë të gjitha pjesët e shoqërisë dhe spektrin politik. Por ia vlejnë përpjekjes. Sepse të afrojnë më shumë me qëllimin tënd». Von der Leyen i kërkoi gjithashtu presidentit...