Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Teliti kritikon ndalimin e monopatinave: Vendim i paorganizuar, dëmton qytetarët dhe bizneset
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka kritikuar mënyrën sesi Bashkia dhe qeveria qendrore po menaxhojnë çështjen e monopatinave elektrike në kryeqytet. Në një intervistë në Syri TV, Teliti tha se ndalimi i përdorimit të tyre është bërë në mënyrë të paorganizuar, pa një vendim të mirëstudiuar dhe thjesht si reagim ndaj presioneve të momentit. Ai theksoi se shumë nga këto mjete janë të licencuara nga vetë Bashkia dhe se një qasje e tillë dëmton qytetarët dhe bizneset, ndërsa thekson dështimin e një planifikimi afatgjatë në menaxhimin e transportit alternativ në Tiranë. “Ju thoni që kemi 1-2 adoleshentë që bëjnë numra cirku? Janë me dhjetëra në rrugët e Tiranës ata që i japin keq makinës…Pra po ta mbash në kronologji, i bie që tashmë...