Bardhi: Bajram Begaj foli, por nuk tha asgjë. I biri merr 30 mijë euro në vit

Bardhi: Bajram Begaj foli, por nuk tha asgjë. I biri merr 30 mijë euro në vit

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së Presidentit Bajram Begaj.  Bardhi publikoi në rrjetet sociale edhe dokumente, duke theksuar se i biri i Presidentit paguhet 30 mijë euro në vit.  Postimi i plotë:  Si gjithmonë, Bajram Begaj foli, por nuk tha asgjë!Çfarë e pengoi “Doktorin e Mrekullive”, njëherazi Presidenti, të pohojë se djali i tij paguhet pa qenë fare në Shqipëri nga kompania me të cilën Presidenca ka kontratë për të gjitha prokurimet e institucionit? Sado që të shmanget e të përdridhet Presidenti i çnderuar, përgjigja është vetëm një: Korrupsioni dhe përfitimi i paligjshëm i Presidentit!Fotot më poshtë janë marrë nga dokumente zyrtare të deklarimit të pasurive dhe nga Thesari i Shtetit. Një shpjegim i shkurtër i tyre: I biri i Presidentit jeton...