Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Qeveria vendos tarifat e reja për shërbimet në e-Albania, ja sa do të kushtojë për qytetarët dhe bizneset
Në mbledhjen e ditës së sotme qeveria ka përcaktuar tarifat për shërbimet elektronike të ofruara nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për administratën publike, qytetarët dhe subjektet private. Vulat elektronike, certifikatat dhe transaksionet nga platforma për institucionet publike do të jenë pa tarifë, ndërsa për individët 2 mijë lekë në vit. Për subjektet private tarifat do të jenë si më poshtë: Nënshkrim elektronik (1 vit): 4 800 lekë, për vulosje dokumentesh/transaksion 20 lekë, për certifikatë elektronike fiskalizimi 4 000 lekë në vit dhe transaksion në platformën GG do të kushtojë 15 lekë. Pagesa do të realizohet on-line përmes portalit e-Albania. VKM: “Këshilli i Ministrave ka përcaktuar tarifat për shërbimet elektronike të ofruara nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për administratën publike, subjektet private...